Botimet ALSAR i japin lexuesit një tjetër libër me autorësi nga Burhan Al Din Sejdi Fili, një rrëfim intrigues dhe emocionues.
Lëvrues i poezisë dhe prozës, Burhan Fili vazhdon të shkruajë dhe të botojë me të njëjtin zell, duke shfrytëzuar si lëndë të krijimeve të tij dhe përvoja vetjake.
“Arratisja spektakolare” është një produkt i tillë letrar, tregimi me mjeshtëri i një realiteti të jetuar.
Thjeshtësia në të shkruar përbën karakteristikë esenciale të këtij autori që ende ka çfarë t’i japë dhe t’i tregojë publikut.
Krijimtaria e Burhan Filit ka patur për liman sërish Botimet ALSAR, ashtu si dhe më herët; një bashkëpunim i konsoliduar dhe frytdhënës.