DELEGACIONI I SHOQATËS 7 GJYSËM HENAT VIZITON FONDACIONIN ALSAR

Një delegacion i Shoqatës 7 Gjysëm Hënat me qendër në Stamboll,Turqi i kryesuar nga Kryetari i tij Z. Mustafa Enesoğlu në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërinstitucional vizitoi Fondacionin ALSAR.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar në një frymë të ngrohtë e vëllazërore Z. Mehdi Gurra kryetar i Fondacionit ALSAR, i paraqiti miqve të nderuar një prezantim të veprimtarisë së Fondacionit prej themelimit të tij dhe deri më ditët e sotme, duke hedhur dritë mbi arritjet perpjekjet dhe angazhimet e tij për të ofruar dhënien e kontributit në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe ruajtjes e zhvillimit të vlerave të traditës sonë kulturore e kombëtare.

Ndër të tjera ai u shpreh se të marrësh përsipër të kurosh sado pak plagët e shoqërisë, është një mision i vështirë. Megjithatë, pavarësisht çdo sfide, Fondacioni ALSAR i ka realizuar me sukses iniciativat dhe projektet e tij. E mbi të gjitha çdo vështirësi u lehtësua së pari falë mirësisë e ndihmës së të Madhit Zot, por në këtë kontekst dua të vlerësoj gjithashtu edhe kontributin e pazëvendësueshëm të partnereve tanë donatorë si dhe mbështetjen e vazhdueshme të popullit vëlla turk për popullin shqiptar.

Kryetari i Shoqatës 7 Gjysëm Hënat, Z. Mustafa Enesoğlu gjatë fjalës së tij shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për mikpritjen vëllazërore, duke vlerësuar njëherazi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me Fondacionin ALSAR.

soap 2 day