Në vargun e projekteve humanitare të Fondacionit ALSAR për muajin e begatë të Ramazanit zë vend për çdo vit në mënyrë të patjetërsueshme dhe dhënia e iftareve.
I tërë ky aktivitet organizohet dhe zhvillohet në dy forma, si shtrim iftaresh dhe si shpërndarje e tyre në formë të paketuar, të parapërgatitur.
I shërben kjo dhënie iftaresh mbledhjes rreth një tryeze të agjëruesve, si dhe ardhjes në ndihmë të komuniteteve në nevojë.
Ky Iftar i dhënë kështu ka brenda humanitetin, solidaritetin, socializimin; përfshin ndihmën humanitare dhe ka karakter bashkues, në dobi të kohezionit shoqëror.
ALSAR bashkëpunon me partnerë të ndryshëm në këtë aspekt. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) është ndër bashkëpunëtorët kryesorë që ndihmon në forcimin e traditës së dhënies së iftareve.
TİKA po e mbështet dhe në këtë Ramazan aktivitetin humanitar të ALSAR-it, duke u gjendur së bashku mbrëmjeve me iftare pranë agjëruesve dhe nevojtarëve.