DHUROHEN NDIHMA PËR FAMILJET E PREKURA NGA PËRMBYTJET.

Në kuadër të angazhimeve për të ofruar mbështetjen e tij në ndihmë të banorëve të prekur nga fatkeqësia natyrore e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës, Fondacioni “ALSAR” në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë së qytetit të Shkodrës, realizoi më datë 09 prill 2018 projektin e dhurimit të ndihmave humanitare të dërguara nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave Humanitare ”IHHNL” me qendër në Holandë, duke e konsideruar atë si një akt solidariteti human, në ndihmë të 300 familjeve të njësive administrative Ana e Malit dhe Bërdicë, Shkodër. Ky kontingjent i ndihmave humanitare, konsistoi në dhurimin e një sasie prej 300 pakosh 17 kilogramëshe me artikuj të ndryshëm ushqimorë.

soap 2 day