Dhurohen veshmbathje për fëmjë jetimë në Ramazan

Në të tjera dimensione gjatë muajit të Ramazanit, aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR është bërë më i larmishëm gjatë ditëve të fundit.

Veç shpërndarjes së ndihmës ushqimore, të vazhdueshme thuajse në të tëra ditët, shtrimit të iftareve, po realizohen dhe projekte të tjera.

Për fëmijë jetimë nën kujdesin e ALSAR-it është bërë dhurim veshmbathjesh. Një pjesë prej tyre e kanë marrë dhuratën në ambientet e fondacionit, ndërsa një kontingjent është dhënë në mjediset e një qendre tregtare.

Veshmbathjet i përfituan 250 fëmjë jetimë, si një dhuratë për Bajram.

WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani, e mundësoi këtë aktivitet.

soap 2 day