Fondacioni ALSAR realizon pareshtur projekte në ndihmë të fëmijëve jetimë në kuadër të aktivitetit të tij humanitar.
Dhurimi i veshmbathjeve për jetimët është një veprimtari e përsëritur shpesh gjatë një viti kalendarik dhe e mbështetur nga partnerë të ndryshëm, ente po individë bashkëpunues.
Në mesin e këtij muaji, prillit, është zhvilluar një veprimtari e këtillë bamirëse, me përfitues 20 jetimë.
Këtyre fëmijëve jetimë u janë dhuruar veshmbathje të reja, përzgjedhur në një prej qendrave tregtare të kryeqytetit.
Dhurimin e mundësoi Yusuf Önal, një shtetas turk me aktivitet në Tiranë.