Lidhja e Hoxhallarëve, një organizëm i mirënjohur në mesin e besimtarëve muslimanë, ka shpërndarë ndihma ushqimore në disa qytete për imamët.
Në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, pakot me ushqime u shpërndanë për imamë në Tiranë, Elbasan, Dibër, Bulqizë dhe Malësi të Madhe.
Një veprimtari humanitare e kushtuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan, gjatë së cilave bëhet më e dukshme dhe më e fortë ndjenja e vëllazërisë njerëzore.
Si ndihmë u shpërnda një sasi prej rreth 250 pakosh me artikuj ushqimorë.
Qindra dhe mijëra njerëz ndihmohen në këto ditë, që çdokush ta përjetojë begatinë dhe gëzimin e sjellë nga ky muaj i madhëruar.
Fondacioni ALSAR e ka bërë traditë prej kohësh organizimin dhe zhvillimin e këtyre veprimtarive humanitare në kuadër të Ramazanit.