Festimet e Kurban Bajramit nuk mund të kuptohen në Fondacionin ALSAR pa një aktivitet të gjerë humanitar të përsëritur viti pas vit dhe me traditë të konsoliduar.
Aksioni masiv i shpërndarjes së mishit të kurbanit ka vijuar në një varg ndalesash në qytete të ndryshme të vendit.
Mbështetja nga HASENE, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani, ka mundësuar therjen e 364 kurbanëve dhe shpërndarjen e mishit për 1456 familje.
Përfaqësues të entit kontribues, një partner i ALSAR-it, kanë qenë të pranishëm në aktivitet, ndihmues dhe në shpërndarje.
Mish kurbani është shpërndarë në Korçë, Devoll, Maliq, në Çërravë të Pogradecit e në Lushnjë.
Në Elbasan e kanë përfituar atë anëtarë të shoqatës së të verbërve, si dhe jetimë nën përkujdesin e ALSAR-it.
Mish kurbani u është shpërndarë dhe jetimëve në Librazhd. Një sasi është ndarë gjithashtu në Laç.
Mirënjohja dhe falënderimi është ndeshur kudo ku ka mbërritur kjo ndihmë domethënëse humanitare.





