Ditët e solidaritetit human në kuadër të Kurban Bajramit, Fondacioni ‘Alsar’ starton shpërndarjen e mishit të kurbanit në bashkëpunim me organizatën ‘Hasene’.

Ashtu sikurse shpërndarja e kurbaneve me rastin e Kurban Bajramit është kthyer në traditë prej vitesh në Fondacionin ‘Alsar’ edhe në këtë vit me rastin e festës së Kurban Bajramit po vijon shpërndarja e pakove të mishit për familjet në nevojë.

Në bashkëpunim me organizatën humanitare ‘Hasene’ me qendër në Gjermani vijon shpërndarjave e pakove. Perfitues nga ky projekt i organizatës humanitare ‘Hasene’ ishin 2000 familje nga Tirana, Lushnje, Pogradec dhe Gramsh.
Shpërndarja e pakove është kryer në disa rrethe e qytete të Shqipërisë ku solidariteti human në këto ditë Bajrami do vijojë deri në përmbushjen e gjithë hartës gjeografike të Shqipërisë ku Fondacioni ‘Alsar’ asiston për shtresat në nevojë.

soap 2 day