Shtrimi i iftareve, projekt në realizim, është zhvendosur të shtunën në Kukës.
Me prani të gjatë në këtë qytet nëpërmjet aktiviteteve dhe kurseve të gjuhës turke, Fondacioni ALSAR organizoi dhe shtrimin e këtij iftari, me mbështetjen e paçmueshme të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Në tryezat e shtruara për muajin e Ramazanit mysafirët kanë qenë pak të veçantë, djem e vajza të Kukësit, të shoqëruar një pjesë dhe nga nënat e tyre.
Të vegjël, të rinj e të rritur shijuan ushqimin e iftarit dhe përjetuan momente gëzimi.
ALSAR ka patur një program të ngjeshur humanitar gjatë muajit të agjërimit, dhe shtrimi i iftareve është ndër aktivitetet kryesore dhe me ndikim social.