Jetimë nën përkujdesin e Fondacionit ALSAR u ndihmuan në ditët e solidaritetit që e shoqërojnë Kurban Bajramin dhe nga EMİN, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.
Artikuj të domosdoshëm ushqimorë u dhuruan në pako për jetimë, në një aktivitet shpërndarës në ambientet e jashtme të Fondacionit ALSAR.
Ndihma ishte për 50 fëmijë, të shoqëruar nga të afërm të tyre në veprimtarinë shpërndarëse.
Me projekte të ngjashme humanitare janë ndihmuar brenda një kohe fare të shkurtër qindra jetimë, për të cilët kujdesi nuk mungon asnjëherë nga Fondacioni ALSAR.
EMİN është një prej organizatave humanitare me të cilat ALSAR bashkëpunon në mënyrë të efektshme për realizimin e projekteve të ndryshme bamirëse.