Familje në nevojë në Lushnjë marrin ndihma në ushqime

Aktiviteti humanitar në kuadër të projektit të ndihmave ushqimore për Ramazan vazhdoi pasditen e së shtunës në Lushnjë.

Ndihma e shkuar në këtë destinacion përbëhej nga pako me ushqime për 150 familje në nevojë.

Ato u shpërndanë nga punonjës të Fondacionit ALSAR dhe të HASENE-së, organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani dhe që e mbështet projektin.

Lushnja ishte vendmbërritja e tretë e këtyre ndihmave pas Pogradecit dhe Tiranës. Ndihma të tjera shpërndahen të dielën në Elbasan.

Muajit të Ramazanit i paraprijnë gjithmonë veprimtari të tilla humanitare, më të dendura pastaj gjatë tij. Nëpërmjet tyre ndihmohen shtresa në nevojë dhe përçohet ngado ndjenja e solidaritetit njerëzor.

soap 2 day