Ambientet e Fondacionit ALSAR i kanë gjallëruar në këtë fundjavë veprimtari humanitare në dobi të fëmijëve jetimë.
Dhjetëra prej tyre kanë marrë një ndihmë financiare, të ndarë për ta në cikle tremujore.
Shpërndarja i përkiste ndihmës financiare të dhënë për tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit falë mbështetjes nga Organizata Botërore e Bamirësisë Islame, me qendër në Kuvajt.
Përfitues të ndihmës ishin 78 jetimë, të shoqëruar në veprimtarinë e së shtunës dhe nga të afërm të tyre.
Dhënia e kësaj ndihme financiare u krye në kuadër të aktivitetit humanitar të Fondacionit ALSAR, gjithnjë i vëmendshëm ndaj nevojave të jetimëve.