Fëmijë jetimë marrin ndihmën periodike financiare

Fondacioni ALSAR ka zhvilluar një aktivitet humanitar në mjediset e tij në ditën e parë të majit.

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për jetimët është dhënë ndihma periodike financiare.

Ndihmën e kanë përfituar 278 jetimë, të shoqëruar nga familjarë në marrjen e zarfeve.

Zhvillimin e aktivitetit e mundësoi IHH me qendër në Holandë, organizata humanitare me të cilën ALSAR ka një bashkëpunim të qëndrueshëm.

Një varg veprimtarish gjatë kësaj periudhe kanë patur në qendër të tyre posaçërisht jetimët, përfitues të ndihmave të ndryshme humanitare.

soap 2 day