Fushata e realizimit të projekteve humanitare në ditët e solidaritetit humanitar gjatë muajit të Ramazanit ka vijuar këtë të mërkurë me dhurimin e veshmbathjeve për fëmijë jetimë.
Shpërndarja është bërë në ambientet e Fondacionit ALSAR, në një atmosferë të vërtetë feste.
Artikuj veshmbathjeje janë dhënë për 262 jetimë, në prag të Bajramit.
Aktivitetin e mbështeti WEFA, organizata e ndihmave ndërkombëtare me qendër në Gjermani.
Ajo ka mbështetur disa aktivitete humanitare gjatë këtyre ditëve në vendin tonë në ndihmë të shtresave në nevojë.