Festohet 8 Marsi, veprimtari me fjalë zemre për nënat

Një aktivitet kushtuar 8 Marsit u zhvillua sot në sallën e konferencave të Fondacionit ALSAR, me pjesëmarrje të gjerë dhe në atmosferë tepër të ngrohtë.

Fëmijë jetimë, protagonistë të veprimtarisë festive, në prani nënash dhe studentesh, e shprehën gëzimin e kësaj dite nëpërmjet interpretimeve të ndiera.

“Gjithmonë duaje nënën tënde, sepse kurrë nuk mund të gjesh një tjetër”, shkruhej karshi pjesëmarrësve në ambientin e zbukuruar për festë.

Koha kaloi shpejt ndërsa çdo gjë e thënë ishte shprehje e kulluar dashurie për nënat. Të shtrenjta për çdokënd, ato meritojnë gjithherë fjalë të ëmbla dhe përqafime.

Vëmendja, respekti dhe përkushtimi ndaj nënave nuk duhet të mungojnë për asnjë çast. Është bukur t’i lumturosh ato, sidomos në ditë të tillë.

Urimi për festën doli nga çdo zemër pjesëmarrësi dhe me sadopak rol në aktivitet: Gëzuar nëna!

soap 2 day