Me hyrjen e vjeshtës, ditët e ftohta nuk duken më aq larg sa ç’ishin në gushtin përvëlues. Dimri do të nisë të trokasë pak nga pak, duke sjellë dhe nevojën për t’u ngrohur.
Fondacioni ALSAR i paraprin stinës së ftohtë me nisjen e projektit të shpërndarjes së ndihmave dimërore për familje në nevojë.
Mes të parëve që e përfituan ndihmën këto ditë ishin 100 familje të fëmijëve jetimë në Tiranë. Për çdonjërën prej tyre u dhanë nga tre batanije.
Projektin e mbështeti IHH me qendër në Holandë.
Ndërsa kujdeset për fëmijët jetimë, ALSAR nuk lë jashtë vëmendjes dhe familjet e tyre, shpesh në nevojë për gjërat më elementare.
ALSAR-i u gjendet ngaherë pranë shtresave në nevojë të shoqërisë; ndihmat dimërore janë pjesë e aktivitetit humanitar të fondacionit.