‘Fondacioni Alsar’ nuk ndalon së qeni pranë rinisë shqiptare. Përgjatë ditës së sotme, në ambientet e ‘Tirana International Hotel’ u organizua ceremonia e çertefikimit të studentëve dhe nxënësve të gjuhës turke. Mësimdhënia e gjuhës turke përbën një element arsimor të përhershëm në ‘Fondacionin Alsar’.
Gjatë këtij eventi drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ Z. Mehdi Gurra shprehu falenderimin për të gjithë nxënësit dhe studentët pjesmarrës në mësimin e gjuhës turke, gjithashtu shprehu edhe rëndësinë që mbart mësimi i kësaj gjuhe nga shqiptarët; kjo për shkak të frymës së raporteve tepër pozitive midis dy popujve, por edhe mbi të ardhmen pas-arsimore për nxënësit dhe studentët. Fjala e drejtuesit të Fondacionit ‘Alsar’ Z.Gurra u përshëndet ngrohtë me duartrokitje në shenjë falenderimi nga pjesëmarrësit në sallë.
Prezent në sallën e tejmbushur nga nxënës dhe studentë tashmë turqishtfolës ishte edhe shkëlqesia e tij Z.Tayyar Kağan Atay , Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë i cili gjatë fjalës së tij përshëndeti nxënësit dhe studentët që ndoqën mësimdhënien e gjuhës turke, gjithashtu shprehu edhe garancinë e tij për të mbështetur të rinjtë shqiptar me gjithë vullnetin e tij për një të ardhmë më të mirë në aspektin arsimor.
Në përfundim të aktiviteti, për 56 nxënësit dhe studentët e turqishtes u shpërndanë çertefikata personale mbi njohjen e e gjuhës turke. Gjithashtu në formë shpërblimi për mundin dhe për rezultatet e shkëlqyera në këtë sezon mësimdhënieje u akorduan edhe honorare ekonomike për të gjithë pjesmarrësit e kursit.