Fondacioni ‘Alsar’ çertifikon studentët dhe nxënësit e gjuhës turke në qytetin e Konispolit.

Gjatë ditës së sotme Fondacioni ‘Alsar’ e shtriu aktivitetin e tij drejtë skajit më jugor të hartës së Republikës së Shqipërisë, në qytetin e Konispolit.

Duke e konsideruar dijen dhe nxënjen e saj si shërbimin më të mirë ndaj rinisë shqiptare, Fondacioni ‘Alsar’ çertefikoi nxënësit e shkollës ‘Bido Sejko’ të cilët ja arritën të mësojnë me sukses gjuhën turke.

Në ceremoninë e mbajtur në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar ‘Bido Sejko’ ishte i pranishëm edhe shkëlqesia e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Tayyar Kağan Atay , drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ z. Mehdi Gurra, drejtuesja e ‘TIKA’ Emine Gizem Başkan, atasheu arsimor pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë Metin Bulut, Kryetari i Bashkisë Konispol z.Shuaio Beqiri dhe Kryetari i Bashkisë Konispol në ardhje Ergest Dule.

Duhet theksuar se i gjithë delegacioni i ardhur nga Tirana u prit përzemërsisht nga qytetarët e Konispolit.

Gjatë këtij eventi drejtuesi i Fondacionit ‘Alsar’ Z.Mehdi Gurra shprehu falenderimin për të gjithë qyterarët e Konispolit, për nxënësit dhe studentët pjesmarrës në mësimdhënien e gjuhës turke,  gjithashtu shprehu edhe rëndësinë që mbart mësimi i kësaj gjuhe nga shqiptarët; kjo për shkak të frymës së raporteve tepër pozitive midis dy popujve, por edhe mbi të ardhmen universitare e post-universitare për nxënësit dhe studentët të gjuhës turke në qytetin e Konispolit, të cilët tashmë do i kenë më të lehtë të transferojnë studimet në Republikën e Turqisë.

Fjala e drejtuesit të Fondacionit ‘Alsar’ z.Gurra u përshëndet ngrohtë me duartrokitje në shenjë falenderimi nga pjesmarrësit në aktivitet.

Pas fjalës së drejtuesit të ‘Fondacionit Alsar’ z.Mehdi Gurra, fjala ishte për Z.Tayyar Kağan Atay, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë i cili gjatë fjalës së tij përshëndeti nxënësit dhe studentët që ndoqën mësimdhënien e gjuhës turke, gjithashtu shprehu edhe garancinë e tij për të mbështetur të rinjtë nga qyteti i Konispolit me gjithë vullnetin e tij për asistencë në studime në Republikën e Turqisë dhe për një të ardhmë më të mirë për sa i përket profesionalizmit.

Fjala e Ambasadorit të Republikës së Turqisë u prit me duartrokitje dhe me valvitjen e flamujve shqiptarë dhe turk nga nxënësit e pranishëm në ceremoni si simbol të miqësisë e vëllazërisë ndaj popujve.

Në përfundim të ceremonisë për 13 nxënësit dhe studentët e turqishtes në qytetin e Konispolit u shpërndanë çertefikata personale mbi njohjen e gjuhës turke, gjithashtu në formë shpërblimi për mundin dhe për rezultatet e shkëlqyera në këtë sezon mësimdhënie u akorduan si dhuratë për çdo nxënës nga një smart tablet.

Aktiviteti vijoji në brëndësi të ambienteve të shkollës ‘Bido Sejko’ ku stafi pedagogjik dhe nxënësit e shkollës kishin organizuar një panair me prodhime artizanale, piktura e sende antike të zonës së Konispolit.

soap 2 day