Në Pallatin e Kulturës të Cërrikut do të ketë më 31 tetor një program fetaro-kulturor kushtuar të Dërguarit të Zotit, Profetit Muhamed, a.s., në muajin e tij.
Programin e organizojnë Fondacioni ALSAR dhe Bashkia e Cërrikut, me një ftesë të hapur për çdokënd.
I quajtur, “Mirë se erdhe Mëshira e mbarë Botës”, programi do të nisë të dielën në orën 15:00.
Fjalën përshëndetëse do ta mbajë kryetari i Bashkisë së Cërrikut, z. Andis Salla. Imami i Xhamisë së Cërrikut, z. Eduard Sula, do të mbajë fjalën e rastit.
Prof. Hamdi Arslan, nga Universiteti “Fatih Sulltan Mehmed” i Stambollit, dhe Sadush Tahiri, imam dhe ligjërues nga Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë ligjërata. Leximin e Kur’anit do ta bëjë dr. Hakan Kutlu, po ashtu nga Universiteti “Fatih Sulltan Mehmed” i Stambollit.