Qindra fëmijë jetimë dhe pjesëtarë të familjeve të tyre kanë mbushur pallatin e sportit “Farie Hoti” në kryeqytet, të ftuar për të marrë pako ushqimore, si ndihmë në ditët e solidaritetit human gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit.
Organizuar nga Fondacioni “ALSAR” dhe TİKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, shpërndarja e ndihmave ushqimore, në pako me 20 kg, u bë për 1000 fëmijë jetimë të Tiranës.
Ceremoninë e shpërndarjes së ndihmave e nderuan me pjesëmarrjen e tyre, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Murat Ahmet Yörük, koordinatorja e TİKA-s në Tiranë, znj. Emine Gizem Başkan, dhe kryetari i Fondacionit “ALSAR”, z. Mehdi Gurra.