Fondacioni ALSAR zhvillon të enjten, më 12 janar, në orën 11:00, veprimtarinë “Gjurmëve të traditës”, një program i organizuar në përvjetorin e 32-të të hapjes së Xhamisë së Et’hem Beut.
Programi do të jetë i pasur, me një fjalë hapjeje, këndim Kurani, mbajtje ligjëratash, interpretime të një grupi artistik, këndim të ilahive dhe lutje.
Vend i mbajtjes së programit do të jetë salla “Balsha”, në hotel “Tirana International”.
Organizatorët kanë nderin dhe kënaqësinë të bëjnë një ftesë për pjesëmarrje në program! Ftesa është për çdokënd!
