Fondacioni ALSAR e përmbylli aktivitetin humanitar në Shkodër në ditën e parë të kësaj jave me shpërndarjen e 90 pakove me ushqime për familje në nevojë.
Shpërndarja e kësaj ndihme u mundësua dhe falë kontributit të dhuruesve të tjerë, individë të gatshëm për t’iu bashkuar ditëve të solidaritetit human në Ramazan.
Sasia prej 90 pakosh ishte veç një pjesë e 250 pakove ushqimore të shpërndara të hënën në Shkodër, në një veprimtari të gjerë humanitare në bashkëpunim me partnerë të huaj.
Familje në nevojë, të verbër, paraplegjikë dhe tetrapelgjikë përfituan nga e tërë ndihma e dhënë gjatë asaj dite.
Veprimtari të ngjashme humanitare do të zhvillohen në ditët e ardhshme në qytete dhe lokalitete të tjera. Ka një gamë të gjerë të tyre në Ramazan, në realizime projektesh të ndryshme, të gjitha koncentruar në dëshirën dhe vullnetin për ta bërë sa më të prekshëm shprehjen e solidaritetit njerëzor.