Fondacioni ALSAR mbledh në iftar personalitete, bashkëpunëtorë dhe mirëdashës

Në mesin e muajit të Ramazanit, të agjërimit, të shprehjes së përshpirtshmërisë dhe adhurimit, Fondacioni ALSAR shtroi një iftar në Hotel “Tirana International”.

Iftarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre personalitete të fushave të ndryshme, drejtues lokalë, përfaqësues të trupit diplomatik, mysafirë nga përtej kufijve shtetërorë, politikanë, pjesëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile, hoxhallarë, bashkëpunëtorë të ALSAR-it dhe admirues të aktivitetit të tij.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, ua uroi të pranishmëve mirëseardhjen ndërsa mbajti një fjalë të shkurtër.

Ai shprehu kënaqësinë për rikthimin te tradita e shtrimit të këtij iftari, ndërprerë për një kohë prej pandemisë, foli për atë periudhë të vështirë, dhe vuri në pah arritjet e vazhdueshme të ALSAR-it, me theks të veçantë te botimet. Të ftuarve u uroi agjërim të pranuar dhe shëndet!

Në iftar përshëndeti dhe zëvendëskryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, që e shfrytëzoi rastin për të thënë fjalët më të mira për Fondacionin ALSAR dhe për aktivitetin e tij shembullor.

Ambienti i këndshëm, pritja e ngrohtë, ushqimi i zgjedhur, dhe meloditë bashkëshoqëruese, krijuan atmosferën e duhur për një përjetim sa më të mirë të iftarit.

soap 2 day