Fondacioni Alsar’ me rastin e ‘Fiter Bajramit’ organizoi pritje për mysafir e bashkëpunëtor.

Fondacioni ALSAR hapi sot dyert për të pritur mysafirë për Fitër Bajramin.
Autoritete, personalitete dhe bashkëpunëtorë, u pritën nga kryetari i Fondacionit ALSAR, me të cilin shkëmbyen urimet e përzemërta.
Z. Mehdi Gurra priti zëvendës kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi, nën-prefektin e qarkut të Tiranës, z.Bashkim Haxhiu dhe kryetarin e Sindikatës së Arsimit z.Nevruz Kaptelli.
Mysafirët i uruan festën z. Mehdi Gurra, për të vijuar më pas me të një bisedë të lirshme.
Mes qindra vizitorëve e mysafirëve ishte dhe kryetari i shoqatës “Tirana”, z. Arben Tafaj, urues gjithashtu për festën në mbarim të muajit të madhëruar të Ramazanit. Pritjet dhe përcjelljet e mysafirëve i shoqëroi atmosfera festive e kësaj dite, e pranishme kudo. Aktiviteti i gjerë dhe tepër i lavdërueshëm humanitar i Fondacionit ALSAR zuri vend në biseda.
Në shkëmbimet e mendimeve u vu në pah dhe masiviteti në ritualet dhe në festimet e Fitër Bajramit. Për mysafirët u servirën ëmbëlsira, ndjekur nga urimi, “Për shumë vjet!”

soap 2 day