Në kuadër të festës së Kurban Bajramit Fondacioni ‘Alsar’ dhe partnerët e tij vijojnë shpërndarjen e mishit të kurbaneve në ndihmë të familjeve në nevojë.
Në qytetin e Cërrikut u mundësua shpërndarja e 600 pakove të kurbaneve me anë të ekipeve të Fondacionit ‘Alsar’, por edhe të përfaqësuese të organizatës ‘WEFA’ me qendër në Gjermani.