Fondacioni Alsar i uron çdo besimtari, çdo qytetari të vendit tonë, çdo bashkëkombësi, një ‘Fiter Bajram’ të gëzuar, të hareshëm, shpirtpasurues me përkushtim, me ndjenja të larta njerëzore dhe shpirtërore!
Dita e ‘Fiter Bajramit’ simbolizon sakrificën dhe adhurimin njerëzor drejtuar vetëm dhe vetëm tek Krijuesi.
Përgjatë 30 ditëve të Ramazanit, besimtarët musliman u privuan nga ushqimi i përditshëm për të ushqyer shpirtin me vepra të mira e përkushtim për të arritur në këtë ditë të bekuar.
Përjetimi i ‘Fiter Bajramit’ me këtë frymë devotshmërie është festimi më përmbushës i kësaj dite.
Gëzuar vëllezër e motra, qytetarë dhe qytetare, besimtarë dhe besimtare!