Dita e parë e shkollës është emocion i veçantë, është përjetim i ruajtur gjatë në kujtesë.
Një fëmijë shkëputet nga dora e prindërve dhe gjyshërve, për të dëgjuar tani e tutje, për pjesën më të madhe të vitit, mësuesin apo mësuesen.
Një nxënës më i rritur kalon në një fazë të re të shkollimit.
Rruga e dijes për disa sapo ka filluar, për të tjerë është rinisje pas disa muajve pushime.
Dëshira, përkushtimi, vullneti janë elementë e domosdoshëm që përcaktojnë ecurinë e ndjekësve të shkollës. Ëndrrat l, ambiciet dhe synimet e qarta janë nxitëset në arritjen e suksesit në arsimim.
Fondacioni ALSAR, si një mbështetës i vazhdueshëm i brezit të ri, i nxënësve dhe studentëve, i arsimimit në përgjithësi përcjell urimet më të mira në këtë ditë të parë të vitit të ri shkollor.
ALSAR uron një vit të mbarë e të suksesshëm për çdo nxënës dhe mësues!
Suksese në udhën e nxënies dhe mësimdhënjes