Me mbërritjen e Ramazanit, Fondacioni ALSAR përcjell për të gjithë urimin për një muaj të mbarë, të begatë e të dobishëm për rritjen besimore, shpirtërore!
Sjelltë ky muaj të mira e lehtësim, afrim më të madh te Zoti, vetëdijësim të shtuar për rolin dhe rëndësinë e agjërimit si adhurim.
I shtoftë ky muaj veprat tona të mira dhe i pastroftë zemrat njerëzore! Na bëftë që t’u qëndrojmë më pranë të vuajturve, nevojtarëve dhe fatkeqëve!
Qoftë agjërimi ynë i lehtë dhe i pranuar!
(Këtu do të gjeni dhe kalendarin e muajit të Ramazanit.)

