Fondacioni ‘Alsar’ vijon akordimin e këstit të dytë të bursave për studentët e ekselencës.

Përgjatë ditë së sotme dorëzimi i çertefikatave për nxënësit e studentët që ndoqën mësimdhënien e gjuhës turke nuk ka qenë aktiviteti i vetëm për ‘Fondacionin Alsar’. Pas aktivitetit të parë, për studentët e ekselencës në universitetet publike shqiptare u shpërndanë bursa ekselence.

Nga akordimi i këstit të dytë të bursave për studentët e ekselencës përfituan tetëdhjetë studentë nga fakultete dhe degë të ndryshme, për të cilët mbështetja nga ‘Fondacioni Alsar’ do të vijojë edhe në të ardhmen.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe shkëlqesia e tij, Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z.Tayyar Kağan Atay ku sëbashku me drejtuesin e Fondacionit ‘Alsar’ Z.Mehdi Gurra i shpërndanë bursat 47 studentëve të ekselencës.

‘Fondacioni Alsar’ do qëndrojë përkrah çdo studenti ekselence për të krijuar kushtet e duhura të studimit dhe për të nxitur studentët shqiptar për të dhënë maksimumin në studime.

soap 2 day