Fondacioni ‘ALSAR’ vjen me botimin kë të ri me titull ‘Shih e shkruaj’ me autor Dr.Ahmet Kamberi

Ju bëjmë me dije se sapo është botuar libri më i ri nga dr. Ahmet Kamberi. “Botimet ALSAR” sjellin këtë vepër për lexuesin e cila është një përmbledhje me tregime letrare nga doktori i mirënjohur kardiolog, z. Ahmet Kamberi. Libri është i përbërë nga 13 tregime të cilat kanë për tematikë qëndrore marrëdhëniet e
komplikuara shoqërore, përvojat mjek-pacient, shpërdorimin e pushtetit politik, ironizimin e drejtësisë së muanguar, etj.
Stili i përdorur në këto tregime është kryesisht realist, duke bërë të mundur kapërcimin nga përvoja profesionale e autorit, në hapësirën letrare dhe anasjelltas. Kjo bën që teksti të mos jetë pastërtisht letrar dhe që lexuesi të gjejë brenda tij shumë prej ngjarjeve të përditshmërisë dhe të jetë i familjarizuar me shumë prej personazheve të tregimeve. Gjithashtu, në tekst vërehen disa përzgjedhje nga autori, ku spikat përdorimi i alegorisë, fabulës moralizuese, ironizimi apo nënqeshja e mençur, që e afrojne tekstin
me prozën popullore shqiptare, prej nga ku autori huazon disa prej figurave letrare dhe bisedimore. Në njërin prej tregimeve kemi nota të forta të kronikës, ku përshkruhen letrarisht ngjarjet e tetor-nëntorit të vitit 1956 në Budapest (i njohur si kundër-revolucioni hungarez), kohë përgjatë së cilës autori ka qenë i pranishëm si student në Hungari.

soap 2 day