Në ambientet e Fondacionit ALSAR u prit për një vizitë dr. Adem Gerlegiz, atasheu për çështjet fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.
Zyrtarit turk ia uroi mirëseardhjen kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra. Në një bisedë të ngrohtë mes tyre, z. Gurra e njohu mysafirin me aktivitetin e ALSAR-it, me objektivat dhe arritjet në vite.
Takimin njohës e karakterizoi shkëmbimi i urimeve dhe i ideve për thellimin e bashkëpunimit në nivel institucional.
Theksi u vu në miqësinë tradicionale mes dy vendeve dhe në rëndësinë e forcimit të saj nëpërmjet zgjerimit të marrëdhënieve.
Vizita u mbyll me falënderimin e atasheut turk për pritjen mjaft miqësore.