HASENE shpërndan pako me ushqime për fëmijë jetimë

Organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, HASENE, shpërndau të mërkurën, më 27 tetor, pako ushqimore për 300 fëmijë jetimë të Tiranës.

Shpërndarja u bë pranë ambienteve të Fondacionit ALSAR, e organizuar në bashkëpunim me të. Për të marrë ndihmat në ushqime kishin ardhur familjarë të jetimëve.

Dhënia e pakove me ushqime është një prej veprimtarive humanitare të kryera nga përfaqësuesit vullnetarë të HASENE-së gjatë qëndrimit të tyre njëjavor në vendin tonë.

“Projekti i jetimëve” është ideuar si një takim me jetimët, dhe përmban brenda tij një seri aktivitetesh. Qëllimi është që jetimët të mos mbesin jetimë, por të ndiejnë ngrohtësinë dhe mbështetjen njerëzore të shoqërisë.

Korniza e aktiviteteve gjatë këtyre ditëve të kësaj organizate partnere të ALSAR-it përfshin vizitat në shtëpi jetimësh, dhënien e ndihmave, shtrimin e një dreke për jetimët dhe familjet e tyre, shpërndarjen e mishit “Adak”.

Partneritete të këtilla në ndihmë të jetimëve janë të zakonshme në punën e Fondacionit ALSAR, që kujdesin për jetimët e ka përparësor.

soap 2 day