Traditë e kahershme e Fondacionit ALSAR, e forcuar dhe pasuruar me kalimin e viteve, shtrimi i iftareve po mbështetet dhe këtë Ramazan nga shoqata dhe organizata të ndryshme ndihme.
Për katër ditë me radhë, me kontributin e IHH-së me qendër në Holandë janë shtruar iftare në Elbasan, Cërrik dhe Tiranë.
Në këto iftare të javës së fundit të muajit të madhëruar, ushqim është dhënë për 500 persona, banorë të zonave, besimtarë dhe nevojtarë.
Shtrimin e iftareve e ka ndjekur një përfaqësues i IHH-së, i ardhur së bashku me ndihmat. Të pranishëm në iftare kanë qenë dhe drejtues e punonjës të Fondacionit ALSAR, të angazhuar me organizimin e tyre.
I gjithë ky aktivitet u zhvillua në kuadër të ditëve të solidaritetit human përgjatë Ramazanit, të karakterizuara nga realizime projektesh të shumta në ndihmë të shtresave në nevojë.