Projekte humanitare ndjekin njëri-tjetrin në realizim ndërsa muaji i agjërimit ka hyrë në dhjetëditëshin e fundit.
Fondacioni ALSAR vazhdon me ritëm të lartë shpërndarjen e ndihmës të siguruar falë bashkëpunimit dhe bashkërendimit me ente partnere.
Ndër aktivitetet e javës ka qenë dhe dhënia e ndihmës financiare të zekatit për fëmijë jetimë.
Shpërndarja e zarfeve është bërë në ambientet e Fondacionit ALSAR, ku jetimët janë pritur me dashurinë e treguar gjithmonë për ta.
Ndihma financiare e zekatit është dhënë për 100 fëmijë jetimë dhe atë e ka mundësuar WEFA, organizata e ndihmave humanitare me qendër në Gjermani.
Me kontributin e WEFA-s do të zhvillohen dhe disa veprimtari të tjera humanitare në kuadër të muajit të Ramazanit.







