Në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta në ditët e solidaritetit human gjatë Ramazanit, Fondacioni ALSAR dhe WEFA shpërndanë për fëmijë jetimë ndihmën financiare të zekatit.
Dhënia e zarfave u bë të enjten, më 14 prill, në ambientet e Fondacionit ALSAR, shoqëruar me momente festive, gëzimi, për fëmijët.
Ndihmën financiare të zekatit e përfituan 50 fëmijë jetimë. Realizimi i projektit u bë i mundur falë mbështetjes së organizatës së ndihmave me qendër në Gjermani, WEFA.
Jetimët zënë një vend të veçantë në misionin e Fondacionit ALSAR për t’u qëndruar pranë shtresave në nevojë. Ndihmat për ta janë periodike dhe të ndryshme.
Ndërkaq, WEFA ka mbështetur gjatë këtyre ditëve një varg veprimtarish humanitare, nga shpërndarja e pakove ushqimore te shtrimi i iftareve.