Në vazhdimësi të aktivitetit humanitar të ALSAR-it për t’u ardhur në ndihmë shtresave në nevojë gjatë muajit të Ramazanit, janë shpërndarë në disa qytete pako me ushqime.
Ndihma u shpërnda të enjten në segmentin gjeografik që përfshinte Mallakastrën, Përmetin, Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën dhe Konispolin.
Për jetimë dhe familje jetimësh u dhanë 50 pako me artikujt bazë ushqimorë, në kuadër të ditëve të solidaritetit human.
Realizimi i projektit humanitar përmes së cilit u mundësua dhënia e kësaj ndihme ushqimore ka kontributin ekskluziv të TİKA-s, Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Fondacioni ALSAR dhe TİKA kanë një bashkëpunim të gjatë dhe produktiv, të intensifikuar në Ramazan në fushën humanitare.