Kompjutera për Prefekturën e Kukësit

Fondacioni ALSAR zhvilloi të premten e 27 janarit disa aktivitete në qarkun e Kukësit. Një prej tyre ishte dhurimi i kompjuterave për institucionin e Prefekturës.

ALSAR i erdhi në ndihmë këtij institucioni me pesë kompjutera, një printer dhe një pajisje për grirjen e letrave.

Prefekti i qarkut, z. Ali Hallaçi, i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit, shprehu falënderimin dhe kënaqësinë për ndihmën me pajisje të tilla, si dhe çmoi bashkëpunimin e suksesshëm me Fondacionin ALSAR.

Ndihma e dhënë i shërben rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve në këtë prefekturë në verilindje të vendit.

Projekti u realizua në kuadër të veprimtarive humanitare të Fondacionit ALSAR, të shumta gjatë gjithë vitit dhe me një gamë të gjerë përfituesish, institucione dhe shtresa sociale në nevojë.

Slide Slide Slide
soap 2 day