Vargut të kontribuesve me ndihma në ditët e solidaritetit human në Ramazan i është bashkuar dhe IHH me qendër në Belgjikë.
Ngjashëm me kontribues të tjerë, IHH me qendër në Belgjikë, në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR, ka shpërndarë pako me ushqime, ka ndihmuar jetimë dhe ka shtruar iftar.
Për banorë të fshatit Çetë të Kavajës, për familje në nevojë, janë dhënë 80 pako me artikujt më të nevojshëm ushqimorë.
Në ambientet e Fondacionit ALSAR u janë shpërndarë 10 pako të tjera fëmijëve jetimë, të ndihmuar gjithashtu me çeqet e ndihmës periodike financiare, si dhe me veshmbathje.
IHH me qendër në Belgjikë mbështeti dhe shtrimin e një iftari në Elbasan për 100 persona.
Ditët e solidaritetit human janë të mbushura me veprimtari të shumta humanitare, të organizuara nga Fondacioni ALSAR dhe të mbështetura përgjithësisht nga partnerë ndërkombëtarë.