Më datë 10 tetor 2023, në Sallën e Koncerteve Cemal Reşit Rey në Stamboll u zhvillua një veprimtari kulturore me përmasa rajonale për ndarjen e “Çmimeve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe Kulturës për vitin 2023” e organizuar nga ‘Rümeli Türkleri Vakfı’.
Fokusi kryesor i kësaj veprimtarie në këtë mbrëmje gala ishte vlerësimi dhe nderimi i figurave dhe personaliteteve nga rajoni i Ballkanit, përmes akordimit të ‘ÇMIMEVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE KULTURËS’.
Në këtë ceremoni kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra u dekorua me ‘Çmimin Ndërkombëtar Për Të Drejtat e Njeriut dhe Kulturën 2023’ duke u konsideruar një personalitet i denjë nga lidershipi i organizatës ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ për studimet shkencore në kuadër të kontributit të çmuar të z.Mehdi Gurra për botimet me karakter historik, kulturor, e akademik, për asistimin e tij në forcimin e marrëdhënieve miqësore e vëllazërore midis dy vendeve e dy popujve dhe për kontributin madhor për forcimin rolit të shoqërisë civile ndër të dekoruarit nga Shqipëria në këtë ceremoni ishte edhe Prof.Dr Ferit Duka i vlerësuar për kontributin e tij të vyer në hulumtimin, studime dhe në publikimet në lidhje me të shkuarën e përbashkët midis dy popujve.
Kjo ceremonie e organizuar nga ‘Rumeli Kanaat Önderleri’ u zhvillua në kuadër të vizionit të përbashkët për të ardhmen midis popullit të Anadollit dhe popullit të Ballkanit.
Populli turk dhe popujt e rajonit tonë që kanë një të kaluar të përbashkët dhe për rrjedhojë një të ardhme të përbashkët, kjo e ardhme bazohet në kuptimin e emëruesit të përbashkët.
Z. Rafet Reşadiyeli, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të fondacionit ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ u shpreh se: “Individët dhe organizatat homologe që ushtojnë një veprimtari në përputhje me qëllimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të bordit drejtues të fondacionit ‘Rümeli Türkleri Vakfı’ u konsideruan të denjë për çmimin sepse ata kryen punë të dobishme për forcimin e miqësisë midis vendeve, morën vlerësim dhe ishin të denjë për falenderim.” “I përgëzoj ata që kontribuan, i përgëzoj marrësit e çmimeve dhe shpresoj që kjo veprimtari që zhvillojmë sot për herë të parë, do të shdërrohet në një traditë që do të ndiqet në vijimësi për për brezat e ardhshëm”, u shpreh z.Reşadiyeli.