Në një seri vizitash dhe takimesh që po zhvillon në këtë periudhë në Turqi, kryetari i Fondacionit ALSAR është ndalur në Edirne dhe ka vizituar Fondacionin Mimar Sinan (Mimar Sinan Vakfı).
Mirëseardhjen ia ka uruar kryetari i Fondacionit Mimar Sinan, z. Hasan Gümüş, me të cilin ka patur një bisedë, ku është diskutuar për perspektivat e bashkëpunimit dypalësh.
Mikpritësi dhe kryetari i Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, kanë folur për marrëdhëniet midis dy institucioneve.
Ndërsa është vënë në dukje aktiviteti botues i ALSAR-it, z. Hasan Gümüş ka premtuar mbështetje për këto botime.
Ai dha fjalën se brenda këtij viti do të vijë enkas në Tiranë për një vizitë në Fondacionin ALSAR. Kryetari i Fondacionit Mimar Sinan e ka vizituar dhe para pak vitesh të njëjtin institucion.
Mehdi Gurra shprehu mirënjohjen për pritjen e ngrohtë, për bisedën dhe ndarjen e ideve të përbashkëta për bashkëpunim në të ardhmen mes dy fondacioneve.
Në takim ishin të pranishëm dhe mysafirë nga Rumania dhe Presheva, si dhe anëtarë të bordit të Fondacionit Mimar Sinan.


