Kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra zhvilloi një vizitë pune në sindikatën HAK-IŞ me qendër në Ankara, sindikatë e cila prej vitesh bashkëpunon me fondacionin ‘ALSAR’.
Në qendër të bisedës ishte rinovimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve për vitet në vazhdim si dhe realizimi i projekteve humanitare e kulturore në Shqipëri me mbështetjen e sindikatës HAK-İŞ.
Pasi kryetari i sindikatës HAK-İŞ e falenderoi kryetarin e fondacionit ‘ALSAR’ z.Mehdi Gurra për vizitën në ambientet e sindikatës, premtoi që së shpejti do të zgjatet marrëveshja e bashkëpunimit midis dy institucioneve edhe për një periudhë pesë vjeçare.
Nga ana tjetër, kryetari i fondacionit ‘ALSAR’ e falenderoi kryetarin e sindikatës ‘HAK-İŞ’ për kohën e rezervuar dhe për ndihmën e dhënë me qenë se ky vit është edhe viti i 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-turke dhe 100 vjetori i shpalljes së Turqisë republikë.
Në muajin dhjetor do të organizohet një aktivitet i përbashkët në kuadër të këtij eventi.