Pjesë e aktivitetit të kryetarit të Fondacionit ALSAR, z. Mehdi Gurra, gjatë qëndrimit në Ankara ishte dhe një takim me sekretarin e përgjithshëm të TÜRKSOY-it, Organizatës Ndërkombëtare të Kulturës Turkike.
Mikpritësi, z. Sayit Yusuf, dhe z. Gurra zhvilluan një bisedë të ngrohtë, të karakterizuar nga përcjellja e përvojave në veprimtarinë e përditshme të institucioneve të përfaqësuara prej tyre, si dhe nga shkëmbimi i ideve mbi perspektivat bashkëpunuese.
Sayit Yusuf shprehu vlerësimin për punën e Fondacionit ALSAR në përhapjen e gjuhës dhe kulturës turke. Ai e çmoi së tepërmi kontributin e ALSAR-it në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-turke.
Drejtuesi i Fondacionit ALSAR e falënderoi atë për pritjen dhe për kohën e rezervuar, me konsideratë dhe për vendosjen e marrëdhënieve midis dy institucioneve.
Një kërkesë iu parashtrua pritësit nga z. Gurra për sigurim të literaturës së gjuhës turke për të gjitha grupmoshat e ndjekësve të kurseve të turqishtes në Fondacionin ALSAR.