Në prag të sesionit të 26-të të Unionit të Organizatave të Shoqërisë Civile të Botës Islame kryetari i tij Z. Ali Kurt zhvillon një vizitë në Fondacionin “ALSAR”.
Ai është pritur nga kryetari i Fondacionit Alsar z. Mehdi Gurra. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, gjatë bisedës avokati i mirënjohur u njoh nga afër me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR”, ku një aspekt të rëndësishëm të veprimtarisë së tij, ia ka kushtuar aktivitetit mirëbërës shoqëror ne fushën e arsimit, kulturës dhe ndihmave humanitare duke ofruar një kontribut real për shoqërinë shqiptare, si dhe duke ndihmuar njëherazi për forcimin e rolit të shoqërisë civile në vendin tonë.
Në përmbyllje të kësaj vizite kryetari i këtij Unioni Z. Ali Kurt, shprehu vlerësimet e tij për arritjet e Fondacionit “ALSAR” duke i uruar suksese të mëtejshme në veprimtarinë e tij.