Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është lajm motivi dhe mesazhi që buron gjate festës së Kurban Bajramit. Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij 12 vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, zhvilloi gjatë datave 21 – 23 gusht 2018 projektin “Kurbani; Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë” .
Ndër treguesit kryesore të zbatimit të projektit të Kurbanit për vitin 2018 përmendim se përfituan ndihma në pako mishi, 15000 familje të varfra të shtresave shoqërore më në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike nga autoritetet e pushtetit lokal, me një shtrirje gjeografike në 25 njësi administrative të vendit si dhe në Kosovë e Preshevë.
Zhvillimi i këtij projekti është realizuar e koordinuar në bashkëpunim të plotë me drejtuesit e autoriteteve të pushtetit lokal, referuar ne marrëveshje protokollare të bashkëpunimit.
Kurorëzimi i suksesshëm i këtij projekti, është mundësuar falë kontributit të çmuar dhe ndihmës bujare të ofruar nga populli vëlla turk, përmes organizatave partnere të shoqërisë civile. Vlen të theksohet se këto 3 vitet e fundit, një kontribut i jashtëzakonshëm është ofruar nga organizata Gjysmëhëna e Kuqe Turke, e cila gjatë këtij viti dhuroi ndihma në pako mishi për 9500 familje. Krahas saj shprehim mirënjohjen edhe për : Fondacionin Hasene, me qendër në Gjermani,Shoqatën Ribat, me qendër në Turqi. Shoqatën Hayrat me qendër në Turqi. si dhe për partnerët tanë në Hollandë dhe në Londër.
Së bashku të përjetojmë ndjenjat e solidaritetit human me qëllim që të na bëjnë edhe më të bashkuar, e të ndërgjegjësuar për forcimin e unitetit dhe të vëllazërisë mes njëri-tjetrit. Ishte ky mesazhi drejtuar shoqërisë shqiptare nga Fondacioni “ALSAR” me rastin e festës së Kurban Bajramit.















