Kursi i formimit profesional I rrobaqepësisë për nënat e fëmijëve jetimë

DSC_7294

Fondacioni “ALSAR” me synimin për t’iu ofruar mundësi kualifikimi e aftësimi profesional nënave të fëmijëve jetimë, tashmë me një përvojë 3 – vjeçare, ka vijuar organizimin e kursit të rrobaqepësisë për t’iu ofruar mundësi punësimi në këtë profil, që tashmë është i kërkuar nga tregu i punës.

Ky program aftësimi profesional është ndjekur me interes në vijimësi nga 50 nëna të fëmijëve jetimë, të cilat kanë përfituar jo vetëm njohuritë përkatëse nga programi teoriko-praktik i profilizuar në prerje e qepje, por njëkohësisht kanë pasur edhe mundësitë optimale për t’i ofruar familjarëve të tyre, dhurata në artikuj veshmbathjeje të qepura e të realizuara nga duart e tyre.

Në një atmosferë të këndshme e familjare është zhvilluar ceremonia e prezantimit dhe ekspozimit të punimeve të kursit të rrobaqepësisë, të realizuara me shumë profesionalizëm prej këtyre rrobaqepëseve të reja, këtyre profesionisteve të afta, për t’u integruar në tregun e punës. Ishte ky një kurorëzim i suksesshëm i kësaj veprimtarie me rastin e përfundimit të programit të këtij niveli aftësimi profesional.

soap 2 day