KURSI I GJUHËS TURKE NË KONISPOL

DSC_1600

Programi i mësimdhënies së gjuhës turke, për nxënësit e zonës së Konispolit, ka vijuar rregullisht gjatë periudhës janar – maj të këtij viti, duke iu përgjigjur interesimit të tyre për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe të njohurive të tyre në gjuhët e huaja dhe konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar të kësaj zone, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si në ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe në atë universitar.
Realizimi i këtij projekti është një tjetër kurorëzim i suksesshëm i zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit “ALSAR” dhe Bashkisë Konispol. Kursi është ofruar falas, ai është drejtuar nga një mësues i specializuar, që të punojë me këtë grupmoshë me metoda bashkëkohore të ndërthurura me programe audiovizuale, për ta bërë atë sa më tërheqës dhe të plotësuar me elemente që lehtësojnë përvetësimin e dijes në mënyrë sa më të vlefshme. Në përmbyllje të programit të këtij kursi, është zhvilluar edhe provimi përfundimtar për vlerësimin e njohurive të nxënësve të të 2 grupeve, të cilëve iu janë dhënë edhe certifikatat përkatëse me rastin e përfundimit të nivelit të parë të këtij programi.

soap 2 day