Fondacioni ALSAR dhuroi në ditët e para të gushtit një numër të konsiderueshëm botimesh për bibliotekat në Gjirokastër, Fier, Vlorë dhe Durrës.
Tituj të tematikave të ndryshme, botime të reja dhe më të hershme, iu shtuan bibliotekave të këtyre qyteteve.
Veprimtaritë dhuruese u zhvilluan në kuadër të projektit “Libri, dhurata më e çmuar”.
Drejtues dhe punonjës të këtyre institucioneve shprehën mirënjohjen për këtë dhuratë me vlerë, duke e falënderuar Fondacionin ALSAR për kontributin në pasurimin e biliotekave dhe të jetës kulturore në mjedisin e tyre social.
Në një rrugëtim të gjatë në vite, projekti “Libri, dhurata më e çmuar” vijon të vihet në zbatim në mënyrë periodike, dhe mbetet një prej aktiviteteve të rëndësishme kulturore të fondacionit. Institucione të shumta shtetërore dhe private kanë përfituar prej tij, duke marrë dhuratë botime të pritura mjaft mirë nga lexuesit.