Mbështetja humanitare, i mundësohet trajtim mjekësor një vajze me probleme të shikimit

Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR, i shtrirë dhe i zhvilluar përgjatë gjithë vitit, përfshin një shumëllojshmëri projektesh të realizuara si dhënie e drejtpërdrejtë ndihme për individë dhe shtresa në nevojë.

Midis projekteve janë dhe të konceptuarit e të realizuarit si përkujdes për shëndetin, që mundësojnë vizita dhe trajtime mjekësore.

Një projekt, në këtë kuadër, i përmasave modeste, i ka siguruar diagnostifikimin dhe trajtimin e problemeve me shikimin një vajze nga familjet në nevojë.

IHH me qendër në Holandë, enti humanitar me të cilin ALSAR-i ka një partneritet frytdhënës, bëri të mundur vizitën e vajzës, diagnostifikimin, trajtimin dhe pajisjen me syze optike.

Vajza u trajtua në një nga klinikat e specializuara për sytë në kryeqytet.

Ndihma shëndetësore për këtë vajzë mbart rëndësinë e dhënë dhe mirëqenies së një individi të vetëm në shoqërinë tonë dhe flet për angazhimin e vazhdueshëm humanitar të ALSAR-it për njerëzit në nevojë.