Me përkushtimin e gjithhershëm për të qenë në krah të jetimëve, për t’i ndihmuar dhe për t’i bërë të mos ndihen të vetëm, ALSAR realizoi të shtunën, më 28 janar, shpërndarjen e një sasie pakosh me ushqime.
Ndihma u nda në ambientet e jashtme të fondacionit për jetimët e shoqëruar dhe me familjarë.
Pakot me artikujt bazë ushqimorë u dhanë për 50 jetimë.
I pranishëm dhe aktiv në shpërndarjen e ndihmës ushqimore ishte dhe drejtori i qendrës në Gjermani të EMİN-it, shoqatës humanitare që e mundësoi realizimin e projektit.
Shpërndarja e pakove ushqimore është një prej veprimtarive të vazhdueshme të Fondacionit ALSAR në aktivitetin e ngjeshur humanitar, e kryer shpesh dhe në bashkëpunim me ente partnere.